Shqipëria
Ura e Kukësit me harkun më të lartë në Evropë
Kujtojmë se Ura e Kukësit ka nisur punimet para tre vjetësh e tashmë është drejt përfundimit, me parashikimin për të qenë gati për përdoruesit e mjeteve gjatë sezonit turistik veror, përcjell albinfo.ch.
Ky projekt është vazhdimësi e rrugës së Kombit, që plotëson standardet e autostradës me gjatësi 310 metra e gjerësi 23.5 metra, ndërsa lartësia shkon rreth 60 metra. Ajo që e bën të veçantë është harku i kësaj ure.
“Ura ka një hapësirë harku në bazë 270 metra, e cila e bën edhe urën me harkun më të lartë në Evropë për tipologjinë që ka. Detajet arkitektonike, zgjidhja konstruktive, materialet e përdorura, kanë punuar thuajse 200 punonjës çdo ditë për 3 vjet dhe ka qenë një sfidë e madhe inxhinierike. Çeliku i përdorur në këtë strukturë është çelik korten B, i cili është shumë rezistent nga kushtet atmosferike, gjë që ul edhe kostot e mirëmbajtjes së kësaj vepre. Punimet parashikohen të mbarojnë për këtë sezon veror. Aktualisht jemi duke bërë pozicionimin final të urës në pilat, këmbët e urës që kërkon saktësi e vëmendje në koordinimin e lëvizjeve”, është shprehur Ermal Kondo, inxhinier.
Struktura e urës së Kukësit është ndërtuar në bregun lindor të liqenit të Fierzës. Jetësimi i urës së madhe të Kukësit po bëhet realitet përmes një investimi në vlerën e 35 milionë eurove nga kompania “Kastrati Group” dhe projektimit në detaje nga inxhinieri Italian Giorgio Rizzo.
“Do të jetë një urë që do të plotësojë karakteristikat, gjeometrinë e rrugës e cila është në vijim nga Rrësheni deri në Morinë. Kalimi i trafikut realizohet përmes urës së vjetër të Drinit dhe kjo bën të mundur që standardi i rrugës së Kombit të vazhdojë pa ndërprerje me destinacion Kosovën duke krijuar lirshmëri në lëvizjen e automjeteve“.
Vështirësia e ndërtimit të urës arrin deri në lundrimin mbi barka betoni mbi liqenin me kuotë të ndryshueshme uji; teksa janë kryer edhe studime në Universitetin e Firences mbi dominimin e erës për të kontraktuar më pas kompani ndërkombëtare lider për çelikun. Kjo cilësi vlen jo vetëm për unikalitetin e saj në Ballkan e Evropë, por mbi të gjitha edhe për lëvizjen e mjeteve të rënda me ngarkesa 150 tonë. (TCH)
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Londër
Shqiptari shmang dëbimin nga Britania pas një vendimi gjyqësor për një arsye të pazakontë -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit
Jeta në Zvicër
-
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë Pas paraqitjeve në disa shtete evropiane, platforma mediale albinfo.ch sjell filmin për publikun e Zvicrës edhe... -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër













