Lajme
Urdhërarrest për Albin Kurtin, dënohet Kadri Veseli
Urdhrin e arrestit për Albin Kurtin e ka lëshuar gjyqtari Beqir Kalludra, për shkak të mungesës së Kurtit në seancën gjyqësore e cila po zhvillohet për rastin e gazit lotsjellës. Për mungesë dëshmie u gjobit me 200 euro, Kadri Veseli
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhërarrestim për deputetin dhe ish kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Urdhrin e arrestit e ka lëshuar gjyqtari Beqir Kalludra, për shkak të mungesës së Kurtit në seancën gjyqësore e cila po zhvillohet për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Albin Kurti është njëri nga katër deputetët e “Vetëvendosjes” të akuzuar për aktivizim të gazit lotsjellës në seancat e Kuvendit. Kurti ka munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.
Kurti ishte deputeti i parë në Kuvendin e Kosovës që ndezi bombat e gazit lotsjellës. Ai këtë veprim, të cilin e përsëritën edhe shumë deputetë të tjerë opozitarë, e bëri në shenjë pakënaqësi me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë sere dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.
Në këtë seancë, është dashur të dëshmojnë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe nënkryetari Xhavit Haliti, por e kishin refuzuar thirrjen e gjykatës. Për këtë mosdëgjueshmëri qytetare dhe institucionale, Gjykata ka dënuar me nga 200 euro gjobë kryeparlamentarin, Kadri Veselin dhe deputetin Haliti. Me nga 200 euro gjobë janë dënuar edhe deputetët Naser Osmani e Armend Zemaj nga LDK.
I menjhërshëm ka qenë reagimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Ai duke komentuar urdhërarrestin e lëshuar ndaj Albin Kurtit, ka thënë se ky fletëarrest i pabazë e jo ligjor duhet të anulohet menjëherë. Ymeri ka thënë se në vendin ku sundon krimi e padrejtësia, lëshohet urdhërarrest për aktivistin që proteston për drejtësi, barazi e demokraci.
“Po bëhemi gazi i botës. Edhe pse aferat korruptive mes politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve kanë dalë sheshit, me publikimin e dosjes “Pronto”, në vend se të lëshohet urdhërarresti për ta, lëshohet për ata që i denoncojnë këto afera korruptive e që proteston kundër tyre. Në këtë rast për Albin Kurtin”, tthuhet në reagimin e Ymerit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











