Shkurt.ch
Urdhërarrest për politikanët e SVP-së, shkak: slloganet raciste
Në muajin shkurt prokuroria ka bërë tre urdhërarrestime ndaj kryetarit të degës së SVP-së, anëtarit të kryesisëdhe specialistit të IT-së i cili i ka publikuar sloganet
Para një viti në faqen e internetit të SVP-UDC-së në lokalitetin Widen të Aargaut qenë publikuar slogane të tilla si “Wir finden RASSIMUS JA auch nicht schlecht, sagen wir zumindest” (Ne e konsiderojmë RACIZMIn jo të keq, kështu themi të paktën). Administratorët e faqes ishin paditur për këtë veprim. Po ashtu parullat e njohura si “Ausländer raus” “Dreck Jugos” ose “Sautürke” janë publikuar në faqen e përmendur
Ndërkohë, në muajin shkurt të këtij viti, prokuroria ka bërë tre urdhërarrestime ndaj kryetarit të degës së SVP-së Aldo Patriarca, anëtarit të kryesisë Andre Mattenberger dhe specialistit të IT-së i cili i ka publikuar sloganet në fjalë. Sipas prokurorisë, me këto veprime është plotësuar figura e veprës penale të diskriminimit racor.
Dy nga tre anëtarët e akuzuar të SVP-së nuk e pranojnë akuzën. Ata kanë bërë ankesë kundër urdhërarrestit. Për pasojë, me këtë çështje do të merret një gjykatë në Aargau. Vetëm specialisti i IT-së ka pranuar urdherarrestin, njofton tagesanzeiger.ch.
Nga ana tjetër, kryetari i SVP-së për qarkut përkatës, Andreas Glarner ka thënë qysh në momentin kur janë shqiptuar urdhërarrestimet se ai personalisht nuk do ta pranonte një dënim për një vepër të tillë. “Me këtë veprim nuk përmbushet norma e veprës penale të racizmit. Dhe nëse megjithatë përmbushet, atëherë duhen ndjekur personat që fillimisht i kanë përpiluar sloganet e përmendura”, ka thënë ai.
Këto parulla me përmbajtje ksenofobie fillimisht janë publikuar në një portal satirik dhe ato janë bërë për të parodizuar me SVP-në. Ndërsa Patriarca ka deklaruar se i ka publikuar sloganet duke besuar se bëhet fjalë për një fushatë të vërtetë të SVP/UDC-së në nivel të Zvicrës, shkruan “Aargauer Zeitung”.
Por prokuroria në urdhërarrestimet e saj ka shkruar se të paditurit “me dije dhe me vullnetin e tyre” kanë nënçmuar në një mënyrë që shkel dinjitetin njerëzor, një person, ose një grup të tërë duke u bazuar në racën, etninë ose religjionin e tij.
Ende nuk është vendosur se kur do të bëhet gjykimi i të akuzuarve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














