Kosova
USAID fton organizatat për të aplikuar për fonde
USAID Kosovo Compete Activity në Kosovë fton organizatat jofitimprurëse, fitimprurëse dhe joqeveritare t’i dorëzojnë Shprehjet e Interesit për të aplikuar për fonde për zbatimin e qasjeve inovative që përmirësojnë qëndrueshëm aftësinë konkurruese të sektorëve kryesorë të Kosovës të orientuar drejt eksportit: Përpunimi i Drurit, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Përpunimi i Ushqimit.
Financimi i propozimeve që përfshijnë angazhimin e diasporës mund të dalë jashtë suazave të sektorëve të lartpërmendur. Përmes kësaj thirrjeje për aplikime, organizatat e përshtatshme mund të aplikojnë për fonde duke filluar nga €10,000 deri në €100,000.
Objektivi kryesor pesëvjeçar i USAID Kosovo Compete Activity është ta lehtësojë përmirësimin e aftësisë konkurruese të sektorit privat në tregjet lokale, rajonale dhe ndërkombëtare përmes një qasje të qëndrueshme që i fuqizon kompanitë, organizatat dhe institucionet relevante që t’i tejkalojnë pengesat sistemore. Fushat kryesore të punës së USAID Kosovo Compete Activity përfshijnë: qasjen në treg; diversifikimin e produkteve të financimit; sofistikimin e biznesit; zhvillimin e shkathtësive dhe mbështetjen e mjedisit të biznesit.
Një Seancë Informimi për aplikuesit e interesuar do të mbahet të martën, më 20 prill 2021, nga ora 10:00-12:00, përmes këtij linku në Zoom.
USAID Kosovo Compete Activity financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe realizohet nga Cardno Emerging Markets USA, Ltd. (Cardno), si kontraktor kryesor, së bashku me Recura Financials dhe Canopy Lab, si nënkontraktorë.
Aplikimet janë të hapura nga data 8 prill 2021 deri më 31 dhjetor 2021. Inkurajohet aplikimi i hershëm.
Hyni në informatat shtesë dhe pakon e aplikimit këtu: (Nr. i DVP-së: APS-2021-01).
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni















