Lajme
Ushqimet tradicionale në tryezën e Vitit të Ri që besohet se sjellin fat
Traditat në vende të ndryshme të botës thonë se ka disa ushqime që duhet të jenë pjesë e darkës së ndërrimit të viteve, pasi janë simbol i fatit të mirë. Përveç sallatës ruse, gjelit të pjekur, përsheshit apo bakllavasë, tryezës suaj nuk duhet t’i mungojnë frutat e thata. Kjo është një traditë fatsjellëse, sidomos në Francë, ku në natën e ndërrimit të viteve duhen konsumuar 13 lloje të ndryshme frutash të thata.
Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Pjata me thjerrëza përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën italiane, madje kjo traditë daton që në kohën e romakëve.
Rrushi: Mos harroni të konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatë. Sapo ora shënon 12:00, spanjollët hanë 12 kokrra rrushi, traditë kjo që daton që nga viti 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.
Mishi i derrit: Për shumë kultura simbolizon begatinë për madhësinë dhe rrumbullakësinë e tij. Veçanërisht fatsjellëse konsiderohet hunda e derrit që simbolizon progresin. Kinezët e lidhin derrin me fatin e mirë dhe thonë së nëse e konsumoni, keni më shumë shanse për t’u bërë të pasur.
Shega: Sipas traditës greke, shega konsiderohet si një fryt fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.
Speci i djegës: Për pjesën më të madhe të popujve, speci djegës përdoret si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.
Spinaqi dhe lakrat jeshile: Jeshillëku nuk duhet t’i mungojë tavolinës, pasi gjethet e spinaqit apo lakrave simbolizojnë paratë. Ngjyra e shpresës i përfshin ato në listën e ushqimeve që duhen futur në pazarin e festive të fundvitit.
Keku në formë unaze: Ëmbëlsira jonë tradicionale është bakllavaja, por mund të bëni edhe një kek në formë unaze. Kjo traditë me origjinë greke simbolizon “ciklin perfekt”.
Kulaçi me lekë: Natën e Vitit të Ri mirë është të fshihni një monedhë në kulaç. Pjesëtarit të familjes suaj që do t’i bjerë monedha do të ketë një vit të mbarë ose në rastin më të keq, një dhëmb të thyer. Kjo traditë vjen nga Greqia e lashtë dhe përdoret shumë edhe në vendin tonë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern









