Lajme
Shfaqje e filmit kosovar “CIRKU FLUTURUES” në Firenze për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Ambasada e Kosovës në Itali organizon shfaqjen e filmit “CIRKU FLUTURUES” për Ditën e Pavarësisë
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali organizon një ngjarje kulturore në Firenze, ku do të shfaqet filmi kosovar “CIRKU FLUTURUES” (The Flying Circus). Ngjarja do të mbahet në UCI Cinemas Firenze, më 21 shkurt nga ora 19:00, shkruan albinfo.ch.
Filmi, i regjisorit dhe skenaristit Fatos Berisha, është një komedi e zezë e frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Ai tregon historinë e katër aktorëve nga Prishtina që përpiqen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë, në kërkim të mundësive artistike dhe për t’u takuar me idhullin e tyre, Michael Palin. Në kastin e filmit janë aktorë si Velibor Topic, May-Linda Kosumovic, Tristan Halilaj, Bislim Muçaj, Fisnik Ademi, Refet Abazi dhe të tjerë.
Ky aktivitet jo vetëm që promovon kinemanë kosovare, por edhe forcon lidhjen kulturore mes diasporës shqiptare dhe atdheut, duke krijuar një mundësi për komunitetin të festojë së bashku krijimtarinë dhe identitetin kombëtar.
Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë dhe të konfirmojnë praninë në adresën: [email protected].
Shfaqja e filmit është një mundësi për të njohur më afër artin dhe historitë kosovare, duke shënuar kështu në mënyrë kreative Ditën e Pavarësisë së Kosovës./Albinfo.ch

Të tjera nga Lajme

KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike
- “Voice of My People” rikthen në ekran historinë e Islam Alijajt – një rrëfim mbi përfaqësimin, demokracinë dhe fuqinë e angazhimit qytetar
- Feride Rushiti prezanton në Berlin përvojën e Kosovës në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
- Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë... -
Edona B. Kelmendi promovon në Cyrih librin “Për ata që s’u kthyen” -
“Voice of My People” rikthen në ekran historinë e Islam Alijajt – një rrëfim mbi përfaqësimin, demokracinë dhe fuqinë e angazhimit qytetar -
Feride Rushiti prezanton në Berlin përvojën e Kosovës në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj
Jeta në Zvicër
-
Tregu i veturave në Zvicër ngec, por interesimi për automjetet elektrike vazhdon të rritet Sipas të dhënave më të fundit, regjistrimet e automjeteve të reja në Zvicër kanë mbetur në... -
Edhe policia kundër referendumi kundër emigracionit -
Parlamenti zviceran do të debatojë për konfiskimin e armëve ushtarake të papërdorura -
Një në tre shoferë në Zvicër tejkalon shpejtësinë -
Një muaj pa veturë: Sfida e pazakontë që po provohet në një qytet zviceran











