Lajme

Ushtarët e Swisscoy-t nuk hyjnë në karantinë pas kthimit nga Kosova

Pjesëtarëve të personelit të ushtrisë u është ndaluar kontakti me popullatën vendore pesë ditë para se të nisen për në Zvicër

Kosova aktualisht konsiderohet nga Zvicra si vend me rrezik nga koronavirusi. Kjo është arsyeja pse njerëzit që vizitojnë të afërmit ose kanë udhëtuar atje për punë duhet të hyjnë në karantinë për dhjetë ditë kur të kthehen në Zvicër.

Por, siç raporton SRF, kjo rregullore nuk vlen për ushtarët e Swisscoy-t, truoüer paqerusjtëse zvicerane të stacionuar në Kosovë.

“Nëse një pjesëtar i Swisscoy dëshiron të marrë dy javë pushime, atëherë, duke përfshirë aty edhe karantinën, i bie që ai de facto të ketë mungesë nga puna për gjithsej katër javë, transmeton albinfo.ch.

Në rrethana të tilla, ne nuk mund të garantonim më shërbimet e premtuara misionit të KFOR-it”, është shprehur për SRF kolonel Alexander Furer, komandant i qendrës së kompetencave për misione të huaja të Ushtrisë Zvicerane (Swissint).

Prandaj, në mënyrë ushtria zvicerane te mos i reduktojë shërbimet e saj për misionin e NATO-s në Kosovë, nuk do të ketë karantinë, transmeton albinfo.ch. Është vendosur kështu përkundër faktit se të ashtuquajturat “Ekipet Ndërlidhëse dhe Monitoruese” ndonjëherë jetojnë në mes të zonave të banuara.

Prandaj, pjesëtarëve të personelit të ushtrisë u është ndaluar kontakti me popullatën vendore pesë ditë para se të nisen për në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Pas zbarkimit në Zvicër, ata më pas duhet të bëjnë një test për koronavirus.