Lajme
Ushtarët ukrainas ngrijnë materialin gjenetik për të lënë pasardhës edhe nëse vdesin në luftë
Mediumi i njohur amerikan New York Times, raportoi se një pjesë e ushtarëve ukrainas kanë bashkëpunuar me klinika speciale për të ngrirë spermën në mënyrë që partneret e tyre të mund të sjellin në jetë pasardhës të tyre edhe nëse ata japin jetën duke luftuar armikun.
Për shumë ukrainas, siç shkruan NYT, ngrirja e materialit të tyre gjenetik përpara se të veshin uniformat është një detyrë patriotike. Përveç kësaj, në këtë mënyrë ata edhe u ofrojnë një ngushëllim familjarëve të tyre që mund të lënë pas.
“Bota moderne na lejon të lindim dhe rritim fëmijët e të dashurve tanë të humbur, njerëzit më të guximshëm në këtë botë”, shprehet për NYT Natalya Kirkakh Antonenko, e cila shton se e humbi bashkëshortin në luftë kur ishte vetëm tremuajshe shtatzënë.
Siç theksoi ajo, bashkëshorti i saj i ndjerë, Vitaly, ngriu material gjenetik para se të shkonte në fushën e betejës. Edhe pse ai nuk jeton më, Kirkakh-Antonenko thekson se ai do të jetë babai i fëmijëve të saj, sado të vendosë ajo të sjellë në jetë në të ardhmen.
Nga ana e tij, parlamenti ukrainas duket se po merr gjithashtu masa për të bërë gati një projektligj me anë të të cilit synohet që shërbimi të subvencionohet nga shtetit.
“Kjo ka të bëjë me vazhdimësinë e gjeneve tona”, argumenton Oksana Dmitriyeva, iniciatore e projektligjit përkatës, për “Times”.
Në një klinikë private në Kiev, rreth 100 ushtarë kanë ngrirë tashmë material. Në fakt, ata ushtarë që hyjnë në këtë procedurë nuk janë të ngarkuar me koston prej 55 dollarësh për krioprezervimin ( si ofertë e klinikës private ).
“Nuk dimë si të ndihmojmë ndryshe. Mund të bëjmë vetëm fëmijë ose të ndihmojmë në krijimin e tyre. Ne nuk kemi armë, nuk mund të luftojmë, por e rëndësishme është edhe ajo që bëjmë”, shprehet një mjek ukrainas.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis Një skiator 71-vjeçar vdiq jashtë pistës në Zermatt, Valis, të premten në mëngjes. Përpjekjet për ringjallje... -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025













