Lajme
Ushtria zvicerane merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Gjermani
Ushtria zvicerane do të marrë pjesë në stërvitjen shumëkombëshe të NATO-s, “Tiger Meet” në Schleswig të Gjermanisë, deri më 13 qershor, raporton swissinfo.
Sipas njoftimit nga ushtria, kjo është një nga stërvitjet më të mëdha të operacioneve ajrore në Evropë, e cila zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm.
Në Gjermani, pilotët e Forcave Ajrore Zvicerane do të përdorin katër avionë F/A-18 për të thelluar njohuritë dhe aftësitë e tyre në mbrojtjen ajrore ndërkufitare, transmeton albinfo.ch.
Gjithsej 50 anëtarë të forcave të armatosura zvicerane do të udhëtojnë në stërvitje dhe dhjetë vende me mbi 50 avionë luftarakë, dhjetë helikopterë dhe 1,500 persona po marrin pjesë në stërvitje.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata Zvicerane e Futbollit çon në gjyq TikTokerin që ofendoi Xhakën dhe Shaqirin Influencuesi Mirco Casorelli pretendon se komentet e tij ishin satirë, ndërsa autoritetet dhe Federata e Futbollit... -
Vazhdon numërimi i votave me postë, Vetëvendosje rrit mbështetjen në 44 për qind -
Leona Krasniqi, krenaria shqiptare në garën për Miss Belgium 2026 -
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik
Jeta në Zvicër
-
Italia pranon sërish kthimin e azilkërkuesve, përfundon bllokada katërvjeçare me Zvicrën Pas hyrjes në fuqi të rregullave të reja të BE-së për azilin, Italia ka sinjalizuar se... -
Edhe 10 vjet ndalesë për “Hamas”-in në Zvicër -
Qeveria zvicerane lançon një platformë digjitale raportimi për sëmundjet -
Taksitë autonome të Postës Zvicerane do të transportojnë pasagjerë nga viti 2027 -
Këshilli Federal dëshiron të imponojë gjuhën e dytë kombëtare në shkollat fillore













