Kosova
Ushtritë e Kosovës dhe Shqipërisë përfunduan stërvitjet 72-orëshe për reagim në luftim
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Forcave të Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar sot stërvitjen e përbashkët 72-orëshe të “Kursit Komando”.
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se efektivët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren në kushte aspak të lehta për të stimuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës, përcjell albinfo.ch.
“Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës. Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje, ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











