Kosova
Uta Ibrahimi pushton edhe majën Manasolus në Nepal
Uta ka sakrifikuar dhe është stërvitur shumë këtë periudhë, e cila i është shpërblyer me realizimin e suksesshëm të kësaj ngjitjeje, po aq e vështirë sa e Everestit
Xhimi Begeja, trajner i alpinistes kosovare, Uta Ibrahimi, njofton se gjilanasja ka pushtuar sot majën Manasolus në Nepal, e cila është e teta në botë me lartësi prej 8,160 metrash. Ibrahimi ka shkruar histori në alpinizmin mbarëshqiptar, duke pushtuar dy maja me mbi 8 mijë metra brenda një viti në Himalaje.
“Personalisht si trajner i saj emocionohem pa masë për këtë mrekulli të sportit të alpinizmit, sepse ajo mori pjesë e vetme në një ekspeditë ndërkombëtare. Uta ka sakrifikuar dhe është stërvitur shumë këtë periudhë, e cila i është shpërblyer me realizimin e suksesshëm të kësaj ngjitjeje, po aq e vështirë sa e Everestit. Ajo do të pritet përsëri si heroinë në aeroportin e Prishtinës”, ka shkruar Begaj.
Uta Ibrahimi është e para femër që në maj të po këtij viti pushtoi majën më të lartë të botës, Everestin, me mbi 8848 metra.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin Ata mezi kanë asnjë shans për azil dhe shpesh shfaqen në statistikat e krimit: Të rinjtë... -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet












