Lajme
Vaksina anti-Covid del në përdorim në dhjetor
Bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin, tha të enjten se vaksina kundër COVID-19 të cilën po e zhvillojnë në bashkëpunim me Pfizer mund të dalë në përdorim para vitit të ri në SHBA dhe Evropë.
“Ne jemi duke punuar me shpejtësi të madhe,” i tha ai AFP-së në një intervistë përmes platformës Zoom.
Sahin konfirmoi se kompanitë planifikojnë që të aplikojnë në SHBA për autorizimin të përdorimit emergjent të premten. Ndërsa rregullatorët Evropianë do të pranojnë një grup tjetër të të dhënave “javën e ardhshme” , shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
“Ekziston një shans që të mund të marrim miratim nga SHBA-ja ose Evropa ose të dy rajonet këtë vit,” tha 55 vjeçari Sahin, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i BioNTech.
“Ne madje mund të fillojmë të shpërndajmë vaksinën në dhjetor,” shtoi ai, “nëse të gjithë punojnë së bashku shumë ngushtë”.
Vaksina e BioNTech dhe Pfizer si dhe një tjetër që po zhvillohet nga firma amerikane Moderna kanë marrë kryesimin në zhvillimin vaksinës, pasi të dhënat e provave në shkallë të gjerë këtë muaj treguan se vaksinat e tyre ishin rreth 95 për qind të efektshme kundër COVID-19.
Lajmet për zhvillimin e vaksinave kanë rritur shpresat për t’i dhënë fund një epidemie që ka infektuar më shumë se 56 milionë njerëz dhe shkaktoi më shumë se 1.3 milion vdekje në mbarë botën, që shfaqja e rastit të parë në Kinë.
Punonjësit shëndetësorë, kujdestarët dhe njerëzit që konsiderohen me rrezik të lartë nga sëmundja e rëndë COVID-19 që shkaktohet nga koronavirusi i ri janë vendosur të jenë të parët që pritet të marrin vaksinën.
A mund të dimër normal?
Duke folur për mundësinë e daljes së vaksinës për përdorim deri në fundvit, Sahin tha se nëse të gjithë aktorët e përfshirë – qeveritë, kompanitë farmaceutike dhe firmat e logjistikës së vaksinave – “bëjnë një punë me të vërtetë të mirë”, atëherë “ne mund të kemi sukses të vaksinojmë 60 deri në 70 për qind të popullsisë deri në vjeshtën e vitit 2021.”
“Dhe kur ta kemi arritur atë atëherë mund të kemi një dimër normal. Pa një mbyllje tjetër.”
Përtej SHBA-së dhe BE-së, më shumë se 30 vende janë në faza të ndryshme të negociatave për të siguruar vaksinën e BioNTech dhe Pfizer, tha Sahin.
Me shqetësimet në rritje që kombet e varfra mund të liheshin pas dore, Sahin tha BioNTech është duke folur me organizata si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gates për shpërndarjen e vaksinës “në të gjithë botën” dhe gjetjen e mënyrave për të ulur koston e saj.
Çmimi i vaksinës BioNTech dhe Pfizer pritet të jetë rreth 20 dollarë (17 euro) për dozë, me një dozë tjetër përforcuese që do të merret 28 ditë pas së parës.
E-Diaspora
-
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër... -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Two.jobs sjell inovacion në rekrutimin përmes rrjeteve sociale në festivalin “HR Festival Europe 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit














