Lajme
Vaksina për koronavirusin: Në SHBA nis testimi te njerëzit
Testimi i parë tek njerëzit i një vaksine kundër koronavirusit po fillon në SHBA.
Një grup prej 45 vullnetarësh të shëndetshëm do të bëjnë injeksionin në institutin kërkimor Kaiser Permanente, në Seattle. Vaksina nuk mund të shkaktojë Covid-19 por përmban një kod gjenetik të padëmshëm, i cili të kopjuar nga virusi përgjegjës për sëmundjen.
Ekspertët thonë se do të duhet akoma shumë muaj për të ditur nëse kjo vaksinë, apo dhe të tjerat për të cilat po punohet gjithashtu intensivisht, do të funksionojë. Shkencëtarët në të gjithë botën janë angazhuar për këtë qëllim. Kjo provë e parë njerëzore, e financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, anashkalon një kontroll që normalisht duhet të bëhej – e që siguron se vaksina mund të shkaktojë një përgjigje imune te kafshët.
Por kompania e bioteknologjisë e cila është dhe krijuesja e vaksinës, Moderna Therapeutics, thotë se vaksina është krijuar mbi bazën e një procesi të njohur e të testuar, që përdor teknologjinë para-ekzistuese.
“Kjo është një garë kundër virusit, dhe jo kundër njëri tjetrit; të gjithë po mundohemi për të mirën e njerëzimit”, thanë shkencëtarët amerikanë. Vaksinat tipike për viruset, siç është fruthi, bëhen nga një virus i dobësuar, por mRNA-1273 nuk është bazuar te virusi që shkakton Covid-19. Në vend të kësaj, ajo përfshin një segment të shkurtër të kodit gjenetik të kopjuar nga koronavirusi që ekspertët kanë arritur ta sigurojnë në laborator. Shpresohet që në këtë mënyrë, do të ndihmohet sistemi imunitar i trupit që të luftojë infeksionin e vërtete, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Ekonomia zvicerane mbetet ndër më të qëndrueshmet në Evropë Ekonomia e Zvicrës vazhdon të konsiderohet një nga më të qëndrueshmet dhe më konkurrueset në Evropë,... -
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur













