Lajme
Vala dhe IPKO në “luftë” për ”3G”
Telefonia mobile IPKO është e gatshme që të fillojë menjëherë me 3G, nëse këtë ua lejon Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare. “Vala” kërkon që të shtyhet ky proces
Dy operatorët e telefonisë mobile në Kosovë “Vala” dhe “IPKO” janë futur në “luftë” për të përfituar shërbimet në rrjetin “3G”. Derisa “IPKO” si operator i dytë, po kërkon nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) që t’i japë leje menjëherë, Vala për kërkon të shtyhen procedurat për t muaj.
Gazeta “Zëri” publikon disa nga përpjekjet e këtyre kompanive për të marrë primatin në këtë rrjet.
3G është një teknologji e re, e cila mundëson transmetim të të dhënave me cilësi dhe shpejtësi të lartë. Këto të dhëna mund të jenë foto, video, lajme në kohë reale nëpërmjet shërbimit të Internetit me shpejtësi shumë të lartë.
Kjo teknologji përfshin një grup standardesh të larta, të cilat mundësojnë për përdoruesit komunikimin në bandë të gjerë duke krijuar efektivitet të lartë në telefonata dhe në transmetimin e të dhënave.
Standardi evropian për 3G njihet si UMTS – Sistemet Universale të Telefonisë së Lëvizshme. Versioni më i zhvilluar i 3G-së përfshin: Komunikimin me Shpejtësi të Lartë (teknologjia HSPA+), e cila përfshin: shkarkimin e të dhënave me shpejtësi të lartë (HSDPA) dhe ngarkimin e të dhënave me shpejtësi të lartë (HSUPA)
Zëdhënësi i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) Menduh Abazi thotë se PTK-ja në planin e biznesit për vitin 2013 e ka paraparë funksionalizimin e shërbimeve në rrjetin 3G.
Mirëpo, sipas kësaj gazete, drejtuesit e Vales, kanë kërkuar nga ARKEP që ta shtyjnë të paktën për tre muaj procesin e dhënies së 3G.
Abazi i PTK-së nuk ka dhënë informacione më të detajizuara nëse aktualisht PTK-ja është duke punuar apo jo në këtë drejtim. Zyrtarë të operatorit të telefonisë mobile “IPKO” thonë se janë duke pritur sinjalin e ARKEP-së për të filluar menjëherë me funksionalizimin e shërbimeve në këtë rrjet.
Zëdhënësi i kësaj kompanie Alban Kastrati thotë se IPKO është e gatshme që të fillojë menjëherë me 3G. “Më herët ne e kemi testuar sinjalin, ndërsa tash jemi në pritje të vendimit nga ana e rregullatorit i cili do të na mundësonte fillimin e ofrimit të shërbimeve 3G”, tha ai.
Në anën tjetër, Ekrem Hoxha kryetar i bordit Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike e Postare (ARKEP) thotë se operatori i telefonisë mobile “IPKO” është i njoftuar në detaje rreth procesit të shqyrtimit të kërkesës për fillimin e ofrimit të shërbimeve në rrjetin 3G.
“Vendimet e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike e Postare janë në fazën finale dhe si ‘IPKO’, ashtu edhe ‘Vala’ duhet t’i presin ato. Për ne ka shumë pak rëndësi se a është bërë gati ‘IPKO’, apo ‘Vala’”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













