Lajme
Valë e të nxehtit në Zvicër, kjo javë deri në 38°C
Vala e nxehtë është konfirmuar në pjesën më të madhe të Zvicrës nisur që nga sot.
Referuar MeteoNews, Zvicra do të ketë temperatura të larta deri në 30°C të mërkurën, e në disa zona fushore temperaturat do të arrijnë mbi 35 gradë të shtunën, njofton albinfo.ch.
Në fakt, piku i kësaj vale të nxehtit pritet mes të premtes dhe të dielës, termometrat tregojnë mes 33-35 gradë në rrafshnaltë dhe më shumë ditën e shtunë.
MeteoNews nuk përjashton 36-38 gradë pasditen e së shtunës në qendër të Valais dhe në luginën e Rhine.
Temperaturat sot (e hënë) po vazhdojnë të jenë të përballueshme me temperatura maksimale 25-28 gradë. Nesër pritet që koha të jetë sikurse sot, me po të njëjtat temperatura.
Më pas vapa do të rritet të mërkurën dhe të enjten, duke arritur në 30-35 gradë në ultësira dhe më shumë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje Dhuna në familje në Zvicër kërkon masa shtesë për të mbrojtur viktimat dhe për të ndëshkuar... -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore? -
Air Canada gjobitet për shkelje të rregullave zvicerane -
Sa kushton të jetosh në qytetet kryesore të Zvicrës në vitin 2026?











