Lajme
Vala e të nxehtit godet Australinë
Temperaturat shkojnë mbi 41 gradë gjatë ditës
Pjesët jugore të Australisë janë në kulmin e valës së parë të të nxehtit të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton Guardian, në Adelaide temperatura gjatë natës ka qenë 27.4 gradë celsius, ndërsa Victoria ka pasur natën më të nxehtë në katër vjetët e fundit.
Mëngjesi në Adelaide solli një temperaturë prej 38 gradë. Paralajmërimet për valët e të nxehtit janë lëshuar për pjesën jugore të Australisë, pra Viktoria, Tasmania, Uellsi i Ri Jugor dhe pjesë të izoluara të pjesës perëndimore të Australisë.
Temperaturat pritet të jenë 8-16 gradë mbi mesataren. Ndërsa në veri dhe perëndim të Melburnit dhe Viktorias gjatë ditës temperaturat më të larta pritet të jenë ndërmjet 37 dhe 41 gradë celsius, ndryshimi i motit parashikohet gjithashtu të sjellë reshje shiu me erëra deri në 90 kilometra në orë gjatë të mërkurës.
Erërat dhe stuhitë e forta mund të përbëjnë rrezik për banorët vendas, thanë sinoptikanët lokalë.
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?













