Kosova
Vala e tretë e pandemisë në Kosovë: Mjekët, kundër mbylljes totale
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka thënë se tashmë vendi ka hyrë në valën e tretë të pandemisë, ku numri i rasteve me koronavirus është duke u rritur në mënyrë drastike, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël të ekonomisë.
“Edhe pse nuk është shpallur si valë e tretë, unë besoj se nëse veç bëhet një analizë e thjeshtë e rritjes së numrit drastik, atëherë mund të themi se jemi në fazën e tretë të padeklaruar”.
“Unë mendoj se diçka duhet të ndërmerret dhe dikush duhet të marrë përgjegjësinë për heqjen e të gjitha këtyre shtrëngimeve, të cilat kanë qenë të pakta dhe të pamonitoruara në vigjilie të zgjedhjeve, e cila ka shkaktuar dëme të cilat i kemi tani”, tha ai për Ekonomia Online.
“Por gjithsesi diçka duhet të ndërmerret pasi Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël në ekonominë e Kosovës”.
Po ashtu, Sejdiu shtoi se masat do të duhej të jenë restriktive, por që nuk duhet të ketë mbyllje totale, ngase sipas tij, mbikëqyrja tani më është zero.
“Qeverisë së re nuk i mbesin shumë për të ndërmarrë që të përmirësohet gjendja ndjeshëm. Masat do të duhej të jenë restriktive, por jo nga ato të cilat do të mbyllin komplet Kosovën. Mbikëqyrja e zbatimit të masave është zero deri më tani”.
Sipas tij, nëse flitet për menaxhimin profesional, punëtorët shëndetësorë kanë treguar pjekuri gjatë kësaj periudhe.
“Nëse flasim për menaxhimin profesional unë mendoj që punëtorët shëndetësor të gjitha pa përjashtim kanë treguar pjekuri gjatë kësaj vale të tretë dhe e kanë paralajmëruar edhe nivelin qeveritar dhe ajo ka dështuar komplet”, tha ai.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia











