Shqipëria
Valbona me pamje mahnitëse, tani edhe qendër turistike dimërore
Është bërë e ditur se Valbona, llogaritet si perla e Aleve Shqiptare dhe do të ketë një qendër zhvillimi për turizmin.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton projektin, për ndërtimin e kësaj qendre zhvillimi.
Thuhet se kjo qendër do të shtrihet në 4180 m2 hapësirë dhe strukturat kryesore janë 2 ndërtesa me destinacion zyra ku do të ofrohet informacion për turistët, bar-restorant, akomodim, ambient të ndihmës së shpejtë, sauna dhe një kënd lojrash për fëmijë, shkruan atsh.
Gjithashtu, janë ndërtuar 4 shtëpiza të reja druri (bungalows) dhe falë zbatimit të këtij projekti ofrohet një hapësirë komunikimi, çlodhjeje, argëtimi, turizmi, për të gjitha grupmoshat.
Duhet theksuar se Valbona është një fshat në Alpet Shqiptare, 26 km nga Bajram Curri, Rrethi i Tropojës. Fshati është një ndër atraksionet më të preferuara turistike në Shqipërinë e veriut, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/Agjencia.Telegrafike.Shqiptare/videos/750865375398585/
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














