Shqipëria
Dimri i ka dhënë pamje tjetër Valbonës
Lugina e Valbonës këto ditë të para të 2021-ës, me pamjen e saj, me bukurinë dhe bardhësinë e ofruar nga fluskat e dëborës që kanë zbardhur malet e larta dhe pishat, të mahnitë, përcjell albinfo.ch.

E kthyer në një oazë çlodhëse dhe përkëdhelëse për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri Valbona ka pritur vizitorët e parë që po shijojnë pamjen që ajo ofron.
Duket se ky park kombëtar nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror, por edhe atë të dimrit. Ndërkohë që turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.

Parku Kombëtar i Valbonës është një kompleksitet bukurish interesante, ashtu siç janë vetë Alpet Shqiptare.
Këtu bukuritë e natyrës marrin formën e majave shkëmbore të larta e imponuese me faqe të veshura me pyje, mes të cilave shtrihen e ndihet rrjedha e përrenjve edhe e lumit të Valbonës.
E parë nga lart të ofron imazhin e një krateri gjigand të zbukuruar mrekullisht me të gjitha ngjyrat e natyrës së gjallë. Në hyrje të kufirit lindor, në afërsi të Shoshanit, të impresionon një peizazh i rrallë për nga bukuria.

Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996-ës. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri, qendra e rrethit të Tropojës.
Kufizohet me Parkun Kombëtar të Thethit dhe zonën natyrore të mbrojtur ”Lumi i Gashit”. Territori i tij përshkohet nga rruga automobilistike Bajram Curri-Dragobi-Valbonë e Çerem.

Ka maja të larta e të thepisura dhe për çdo stinë ndërron koloritin e ngjyrave dhe duke paraqitur një dinamikë të jashtëzakonshme imazhesh në kushtet e një lugine plot të papritura e me shumë labirinte.

/atsh
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe















