Bota
Valët e detit nxorën rreth 100 kg drogë
Policia rumune gjeti dhjetëra pako me kokainë me peshë të përgjithshme prej rreth 100 kilogramëve, të cilat valët e detit i nxorën në brigjet e Detit të Zi, ndërsa kompetentët supozojnë se droga është pjesë e ngarkesës që ishte zbuluar në anijen që para rreth dhjetë ditëve u përmbys në Deltën e Danubit.
Sipas burimeve policore, pakot i gjetën qytetarët në plazhet e bregdetit rumun dhe i paraqitën në polici.
Policia në qytetin Konstancë i paralajmëroi qytetarët të mos i hapin pakot në plazh, sepse përmbajnë materie të rrezikshme.
Në brigjet e Detit të Zi në rrjedhë është një operacion i madh lidhur me kontrabandën e narkotikëve, me të cilën kryeson prokuroria, policia, xhandarmëria dhe kufitarët rumunë, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet rumune para rreth dhjetë ditëve konfiskuan mbi një ton kokainë të cilësisë së lartë që ishte fshehur në anijen që u përmbys në deltën e Danubit, ndërsa atëherë u kumtua se policia kishte arrestuar dy serbë.
Çmimi i drogës së konfiskuar vlerësohet në 300 milionë euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











