Lajme
Merkel ndërmjetëson në tensionet mes Turqisë dhe Greqisë
Duket se tensionet midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor po rriten. Marina franceze dhe greke zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake të enjten si një sinjal drejt Turqisë për mosmarrëveshjen për të drejtat për shfrytëzimin e rezervave të gazit dhe të naftës, përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, paralajmëroi nga ana e tij se kushdo që do të sulmojë anijen eksploruese turke, do të paguajë një “çmim të lartë”. Anija eksploruese turke “Oruc Reis” filloi punën të hënën. Ajo shoqërohet nga anije luftarake turke, shkruan DW.
“Një mik i vërtetë i Greqisë”
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte njoftuar më parë se do të forcojë praninë ushtarake franceze në Mesdheun Lindor. Franca, ashtu si BE-ja, i ka kërkuar Turqisë të ndalojë shpimet për naftë dhe gaz në zonën e diskutueshme detare mes Turqisë dhe Greqisë. Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Micotaqis folën në telefon të mërkurën.
“Emmanuel Macron është një mik i vërtetë i Greqisë dhe një mbrojtës i patundur i vlerave evropiane dhe ligjeve ndërkombëtare”, shkroi Micotaqis më pas në frëngjisht në Twitter. Franca është gjithashtu një nga kritikueset më të mprehta të qeverisë turke për shkak të zhvillimeve në Libi.
Merkel përpiqet të ndërmjetësojë
Për javë të tëra mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, ka tensione në rritje për pretendimet e e tyre, për disa zona në Mesdheun Lindor, ku mendohet se ka burime të naftës dhe gazit. Një nga problemet është se Turqia dhe Libia kishin rënë dakord për ndarjen e zonave të tyre ekonomike në Mesdhe – por kjo bie në kundërshtim me një marrëveshje të ngjashme midis Greqisë dhe Egjiptit.
Kancelarja Angela Merkel po përpet të ndërmjetësojë në konflikt. Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi që Merkeli kishte biseduar përsëri të enjten në telefon me Erdoganin dhe Micotaqis. Tema kishte qenë situata në Mesdheun Lindor, tha zëdhënësi, pa dhënë detaje të mëtejshme. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme Kjo është konsullata e dytë e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Zvicër, pas asaj në... -
Austri
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg -
Aprovohen mbi 7 mijë pako me fletëvotime nga mërgata, refuzohen 142 të tjera -
Shqiptarët në Holandë protestojnë në Hagë, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës -
Gjermani
Gjermani: Burgim i përjetshëm për 28-vjeçarin me prejardhje nga Kosova që tentoi të vriste ish-partneren
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu nxjerr në ankand targën “ZH 26” për Vitin e Sportit Rekordi aktual për një targë të Cyrihut është 299,000 franga zvicerane. Kjo shumë u pagua në... -
Sulmuesit me sharrë elektrike në Schaffhausen i shtohen edhe 5 vite burg -
Basel-Stadt, kantoni i parë ku banorët me të drejtë vote janë në pakicë -
Kompanitë zvicerane investuan 27 miliardë dollarë në SHBA, por mund të mos mjaftojë -
Pronarët e iPhone në Zvicër marrin qasje në Siri AI













