Shkurt.ch
Vallëzimi kolektiv përshkallëzon në dhunë
Rreth njëzet policë rezultojnë të loënduar pasi që grupe të maskuarish kanë devijuar qëllimin e protestës dhe kanë filluar rebelimin e tyre kundër forcave të rendit
Një vallëzim masiv publik “tanz dich frei” (vallëzo i lirë) i paralajmëruar me bujë në qytetin e Bernës ka përfunduar me dhunë dhe trazira. Rreth njëzet policë rezultojnë të loënduar pasi që grupe të maskuarish kanë devijuar qëllimin e protestës dhe kanë filluar rebelimin e tyre kundër forcave të rendit. Policia, që ishte në mbrojtje të Pallatit federal dhe institucioneve tjera, ka reaguar me gaz lotsjellës, plumba gome dhe vrushkuj uji kundër protestuesve. “Luftimet” kanë zgjatur rreth një orë. Sipas burimeve policore bëhet fjalë për rreth 70 persona që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, ndërsa shumica e madhe e pjesëmarrësve në manifestim kanë vallëzuar në mënyrë paqësore, nën ritmet e muzikës që lëshohej nga dhjetëra altoparlante.
Thirrjen për vallëzim e kishte bërë një kolektiv anonim përmes facebook-ut. Qëllimi i paralajmëruar ishte protesta kundër mungesës së hapësirave të lira dhe jokomerciale për organizime të ndryshme.
“Tanz dich frei” është organizuar për herë të parë në vitin 2011, me ç`rast kanë marrë pjesë rreth 400 veta. Një vit më vonë, nëpër mot të bukur manifestimit i ishin bashkuar 10 mijë veta ndërsa në manifestimin e mbrëmshëm vlerësohet të kenë qenë të pranishëm rreth 7000 pjesëmarrës.
Organizatorët në një paraqitje nga e njëjta faqe interneti mbrëmë vonë kanë shprehur keqardhje për dhunën e ushtruar nga grupe margjinale. Por ata kanë kritikuar edhe policinë e cila, sipas tyre e ka pasur “prioritet më të madh mbrojtjen e pallatit federal se sa atë të njerëzve”.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën