E-Diaspora
Valmir Emini ofron vendosjen e rrethojës në vendin ku humbi jetën vogëlushi
Valmir Emini ka shkruar: “Unë kam një ndërmarrje për punimin e rrethojave dhe ofroj një rrethojë gratis. Ajo që ndodhi nuk duhet të ndodhë kurrë më”
Të hënën, Asman M., babai i vogëlushit Zenel M. që humbi jetën në ujë, në Möriken-Wildeg AG, ka shprehur dëshirën që në vendin ku besohet se ka rënë djali i tij në përroin që i mori jetën, të vendoset një rrethojë mbrojtëse. Këtë e ka kërkuar ai në një bisedë për blick.ch. Po atë ditë në adresën e kësaj gazete është paraqitur Valmir Emini, 27 vjeçar, pronar i një firme që punon dhe monton rrethoja prej teli, transmeton albinfo.ch. Ai është i gatshëm të plotësojë dëshirën e babait të pikëlluar, që, duke e vendosur rrethojën në vendin e përmendur, të kthehet siguria aty dhe të mos ndodhin më tragjedi sikur ajo që i ndodhi atij.
Valmir Emini ka shkruar: “Unë kam një ndërmarrje për punimin e rrethojave dhe ofroj një rrethojë gratis. Ajo që ndodhi nuk duhet të ndodhë kurrë më”. Emini, pronar i firmës “Zaunprofis GmbH” në Wetzikon të Cyrihut ka thënë pastaj për blick.ch se së bashku me bashkëpronarin dhe udhëheqësin e projekteve të firmës së tij, Shpetim Xhemailin, do ta bëjë edhe montimin e rrethojës falas.
Ai thotë se në këtë rast nuk i intereson reklama për firmën e tij. Ja si e shpjegon ai motivin e vet: “Fati i Zenelit më ka tronditur shumë. Dhe nëse mund t`i ndihmoj banorët që fëmijët e tyre të jenë të sigurt në të ardhmen, atëherë qëllimi është arritur”, përcjell albinfo.ch.
Por megjithatë, projekti i tij mbetet njëherë për njëherë vetëm ofertë. E kontaktuar nga gazeta, firma që administron pronën ku ka ndodhur fatkeqësia, nuk ka dhënë përgjigje.
Ndërsa kryetari i Komunës, Hans-Jürg Reinhart ka thënë: “Është me siguri tepër tragjike që një djalë i vogël u desh të vdiste në Aabach (emri i përroit). Ne u shprehim familjarëve të tij ngushëllimet tona të sinqerta”. Por, shton ai: “Nëse kosntatohet se viktima ka rënë në përrua nga trualli që i takon komunës, ne do t`i shqyrtojmë me siguri të gjitha masat ndërtimore”, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në rast se Zeneli është rrëzuar në përrua pikërisht në vendin te blloku i banesave ku nuk ka rrethojë, fjalën e fundit e ka pronari dhe shpresojmë të jetë përgjigje pozitive.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












