Lajme
Valon Krasniqi, luan rolin kryesor në serialin gjerman, atë të studentit shqiptar
Seriali bën fjalë për Adem Kamerin, i cili për të fituar një dhomë të lirë studenti, prezantohet në grup si Adam Kamer
Një student me prejardhje shqiptare, nga Kosova, regjistrohet në një vëllazërinë (shoqatën) e quajtur “Füxe”. Ai e bën këtë me një emër të rremë, për të marrë një dhomë të lirë, me mundësi për ta paguar, si student, transmeton albinfo.ch. Por a është vërtet shoqata aq kozmopolite sa duket të jetë?
Ky është me pak fjalë, subjekti i miniserialit “Füxe” që ka filluar të shfaqet rreth dy javë më parë në televizionin gjerman ZDF. R
Të gjesh një dhomë të përballueshme nuk është e lehtë, veçanërisht nëse quhesh Adem Kameri. Pak para fillimit të studimeve për biznes, Ademi (luajtur nga Valon Krasniqi) nuk e ka zgjidhur çështjen e banimit. Oferta e lirë për një dhomë në një shoqatë studentore, “Corps Gothia”, është shansi i tij i fundit për të gjetur strehim në kohë, shkruan serienjunkies.de. Megjithëse shoqata prezanton veten si “kozmopolite”, ai merr masa paraprake për t’u prezantuar në grup si Adam Kamer.
Dhe ja, “Adami” jo vetëm që papritmas ka një dhomë, por, ndryshe nga pritshmëritë, atij në fakt i pëlqen shoqërimi me këta të rinj shokë në vilën e madhe, me stërvitje të rregullta në sportin me shpata. Shoqata gjithashtu i jep atij qasje te “Zotëriu i vjetër” Alfons-i, përcjell albinfo.ch. Si investitor i pasurive të paluajtshme, ai duket se është pikërisht mentori i duhur për ngritjen e Ademit.
Pasi Ademi sprovohet në shërbim të Korpusit, ai pranohet si “Fux”. Por kur ai i zbulon identitetin e tij të vërtetë Vincentit, shokut të tij të besueshëm, ai futet në një intrigë për pushtet brenda Korpusit…
Në serialin që përbëhet nga katër episode aktrojnë: Roxana Samadi si Mina, Ferdinand Lehmann si Paul, Vito Sack si Vincent, Kasimir Pretzschner si Sven, Michael Schweisser si Timo, Clemens Bobke si Jens, Richard van Weyden si Alfons, Maria Wördemann si Juli, Matti Schmidt-Schaller Beni, Kasem Hoxha në rolin e Enisit dhe Elda Sorra në rolin e Medinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













