Integrimi
Valton Jakupi, pjesë e dy projekteve filmike franceze
Karriera e tij artistike si aktor dhe regjisor po dëshmohet jo vetëm në filmat shqiptarë, por edhe në ata të huaj. Valton Jakupi, pas sukseseve në projektet e tij artistike, ai është duke punuar për disa projekte filmike franceze. Aktori shqiptar nga Bujanoci, i cili jeton në Zvicër, është zgjedhur nga producenti francez Murphy François që të interpretojë në filmin “Le Sodat Perdu” (Ushtari i humbur).
Valton Jakupi në këtë film paraqitet në një ngjarje tragjike të një ushtari të humbur pas një fronti të bërë. Ushtari humb nga kolegët e tij dhe ne një vend të huaj nuk di ku të strehohet dhe kërkon rrugëdalje dhe shpëtim në malet e një vendi të panjohur, ku pasi i shpëton një beteje të përgjakshme, vritet pa qëllim nga një gjuetar i malit.
Bashkëpunimi i Valtonit më produksionin francez ka ardhur përmes kompanisë së tij “International Film Europe Sëiss”, ku edhe më herët kishin qenë co-produksion i disa projekteve të tyre.
“Aktualisht kemi të bëjmë më dy projekte filmike, por që shpresojmë të vazhdojmë me bashkëpunim deri në tetë projekte. Njëra është “Ushtari i humbur”, ku veç kanë përfunduar xhirimet, ndërsa projekti tjetër është “Piktura e papërfunduar”, në të cilin do të fillojmë xhirimet në shtator dhe do të jetë një film për pjesëmarrje në festivale evropiane”, thotë regjisori Jakupi për albinfo.ch.
Në filmin “Ushtari i humbur” Valton Jakupi tregon se ishte kërkesa e producentëve të filmit që ai ta marrë këtë personazh, por me kusht që ta lëshojë mjekrën. Kjo për shkak të ngjashmërisë së tij me personazhin e imagjinuar të filmit. Në këtë film Valtoni do të jetë edhe në cilësinë e regjisorit të dytë.
Ndërsa për vazhdimin e bashkëpunimit në filmin “Piktura e papërfunduar” ishte producentja e filmit nga Amerika Latine, Marie Silmei, që në këtë film do të jetë edhe në pozitën e drejtoreshës së fotografisë, e cila me ngulm ka kërkuar që ta bëjmë edhe një film, me tematikë për refugjatët.
“Filmi ‘Piktura e papërfunduar’ ka për tematikë ngjarjet e refugjatëve, konkretisht bazohet në mosrespektimin e të drejtave të fëmijëve refugjatë. Është një film kritik për shtet e fuqishme botërore që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet e paparashikuara”, shprehet Jakupi.
Në filmin “Piktura e papërfunduar”, Valton Jakupi do të jetë vetëm në cilësinë e regjisorit, ndërsa siç bën me dije ai, do të marrin pjesë edhe 3-4 aktorë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












