Fun
Varësia nga telefonat po bëhet sëmundje
Një studim i realizuar nga shkencëtarët në Institutin e përmendur tregon se ky fenomen është i përhapur kryesisht te përdoruesit e telefonave celularë
Nëse gjithnjë e më shumë telefoni celular po bëhet pjesë e pandashme nga ju, ose pa asnjë arsye të veçantë shpesh kontrolloni mesazhet, thirrjet dhe rrjetet sociale, atëherë duhet të pyesni veten nëse ndoshta keni nevojë për ndihmën e psikologut, thonë hulumtuesit nga Instituti Nielsen.
Shumica e kanë këtë problem në botë, sidomos të rinjtë, të cilët janë të varur nga telefonat e tyre të zgjuar dhe deri në atë masë që thjesht është e pamundur të qëndrojnë pa telefonin e tyre mobil për një kohë.
Një studim i realizuar nga shkencëtarët në Institutin e përmendur tregon se ky fenomen është i përhapur kryesisht te përdoruesit e telefonave celularë në Singapor, Korenë e Jugut, Kinë dhe Tajvan.
87 për qind e 5.4 milionë banorëve të Singaporit posedojnë telefona “smartphone”, ndërsa në SHBA kjo shifër është 65 për qind.
Psikiatrit në vendet e përmendura thonë se varësia njihet si një sëmundje serioze psikike.
Sidomos të rinjtë, shpjegon mjeku Adrienn Wang, kanë tendencë për të zhvilluar varësinë ekstreme.
Rastet ekstreme, shtoi Wang, zakonisht përfundojnë në depresion.
Në Singapor është iniciuar tashmë një projekt në shkollat fillore me emrin “Cyber” për nxënësit dhe prindërit e tyre për të treguar për rrezikun e përdorimit të tepruar të telefonave “smartphone”.
E-Diaspora
-
Gjermani, seminar mbi përvojat e mësuesve në diasporë Bëhet e ditur se në qytetin Zusmarshausen të Augsburgut, në Bavari, u mbajt një seminar dyditor...
-
Huber takon tre shqiptarë të suksesshëm në Zvicër
-
Kitaristit Ledion Halitaj, çmimi i dytë në “Marku Guitar Competition- 2024”
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi do të mbajë koncert në Prishtinë
-
Nga Vjena, në Kosovë, Tringa Sadiku dhe Diar Aliu do të mbajnë koncert
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva krijon ndihmë financiare për punëkërkuesit e rinj Shuma e kufizuar në 1,000 franga në vit për person synon të ndihmojë banorët e rinj...
-
Zvicra ka aktualisht 3,800 çerdhe të kujdesit gjithëditor
-
Mashtrimi i ri online synon pensionistët zviceranë
-
Në malet zvicerane janë regjistruar temperatura jashtëzakonisht të larta
-
Zvicra shquhet për numrin më të lartë të menaxherëve