Lajme
Varhelyi nën hetime, dyshohet se mbështeti liderin serb të Bosnjes
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi është vënë në qendër të një hetimi nga Komisioni Europian. Në rezolutën për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian Varhelyi akuzohet për disa çështje që nuk përputhen me linjën e Brukselit zyrtar.
Në dokument, shikohet me dyshim raporti dhe mbështetja që Oliver Varhelyi ka dhënë disa herë për liderin serb në Bosnje, Milorad Dodik.
Por, po ashtu me shqetësim shikohet qasja që komisioneri Varhelyi ka ndaj reformave që duhet të bëjnë vendet kandidate për në Bashkimin Europian.
“Parlamenti Europian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, me qëllim bën përpjekje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qendrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtarësimit”, thuhet në dokumentin e Komisionit Europian.
Hungarezi Oliver Varhelyi ka qenë propozim i qeverisë së Viktor Orban për të marrë këtë post të rëndësishëm edhe për Ballkanin Perëndimor.
Pak ditë më parë, Budapesti i dha një mbështetje të paprecedentë Serbisë kur njoftoi se do të kundërshtojë anëtarësimin e Prishtinës në Këshillin e Europës, edhe pse ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës/euronews
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











