Lajme
Variantet e reja të Covid-19, sipas mjekëve, shkaktojnë probleme në zemër
Variantet e reja të Covid-19, siç është dhe ai Omicron, shkaktojnë probleme serioze edhe në zemër.
Sipas mjekut kardiolog, Taulant Gishto pasojat dhe komplikacionet janë nga më lehtat e deri te më të rëndat.
“Ajo që kemi vënë re në variantet e reja të Covid-it, është prekja e muskujve të zemrës duke rezultuar në miokardite masive dhe lidhet shumë më shpesh me Omicron se sa me format e tjera. Perikarditet janë më të shpeshta,
fatmirësisht janë të lehta si dhe uji në zemër. Format e lehta e mesatare mund të trajtohen në shtëpi me trajtim medikamentesh”, u shpreh mjeku, transmeton lapsi.al, përcjell Albinfo.ch.
Edhe pas periudhës së kalimit të virusit, nëse pacientët kanë lodhje, probleme me frymëmarrjen apo luhatje të tensionit, duhet të tregohen të kujdesshëm.
“Pas Covid, nëse disa javë më pas vazhdon mbajtja e frymës, lodhja, debulesa, palpitacioni, prania e hipertensionit te ata që nuk e kanë pasur më parë ose shtimi i stadit te ata që vuajnë, është kambana e alarmit për t’iu drejtuar kardiologut për një vizitë rutinë”, shtoi ai.
Sipas specialistëve, ndryshe nga të rinjtë, moshat e treta duket se tregohen më neglizhentë përballë komplikacioneve afatmesme dhe afatgjata të koronavirusit.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti











