Kosova
Varroset albanologu, prof.dr. Skender Gashi
Profesori Skender Gashi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes, në Mramuer, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton MDIS, personalitete të shumta pubike, miq dhe familjarë i kanë dhanë lamtumirën albanologut Gashi, i cili u nda nga jeta ditën e enjte në Vjenë të Austrisë.
Në një fjalë rasti para të pranishmëve Halil Matoshi e ka quajtur Gashin si prijës të lirisë e pavarësisë, si atdhedashës i pashoq dhe bartësi më i denjë i flamurit dardan, thuhet tutje në njoftim.
Ndërsa ministri Dardan Gashi, i cili është djali i të ndjerit, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë dhe për fjalët dashamirëse për profesor Skender Gashin.
Dr.Skender Gashi ishte udhëheqës i katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada. Ai kontribuoi për Institutin Albanologjik të Kosovës.
“Dr. Gashi ka të botuara me qindra punime shkencore e dhjetëra libra në Austri, Kosovë, Shqipëri e Kroaci. Ai ishte autor i revistës shkencore për kulturën dhe historinë shqiptare në gjuhën gjermane, “Dardania”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











