Kosova
Vasfije Krasniqi për performancën e Bregoviq: Përse, Korça ime!?
Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka reaguar pasi që në Korçë, në festën e birrës është ftuar për të interpretuar këngëtari serb, Goran Bregoviq.
Në një shkrim në Facebook, Krasniqi ka shkruar: “Dhimbja jonë shkon përtej asaj që ne e vlerësojmë kombëtare- nacionale primitive apo civilizuese, tek e fundit, dhembja nuk i njeh këto emërtime, ajo shkaktohet nga dikush mbi dikend, së paku me qëllimin e shfryrjes së epsheve shtazarake e barbare, e pastaj të tjera me radhë”, thotë ajo.
Krasniqi tutje ka shkruar se derisa në Kosovë forcat serbe po kryenin pastrim etnik, Goran Bregoviq po bënte thirrje që të ndaleshin sulmet e NATO-s.
“Korça ime, derisa në Kosovë forcat serbe po kryenin spastrim etnik, duke e përcjellë forma të ndryshme të kryerjes së krimeve, ishte pikërisht Goran Bregoviq, i cili nuk bënte thirrje që të ndalej gjenocidi, por që të ndaleshin sulemt e NATO-s, e pastaj ata (serbët) të mos ndalonin ndoshta deri tek Korça juaj-ime, sepse, kështu kishte ndodhur në të kaluaren, por që ne nuk e kemi harruar, jo pse unë-ne e përjetuam tani, por ata u kujdesen që ne të mos e harronim kurrë”, shtoi tutje.
“Korça ime, çdo gjë ndoshta edhe mund të kompenzohet, thuhet se edhe jeta rilind bashk me kohën, por NDERI që humbet kurrë nuk të kthehet, nder me të tillët nuk ka.
Bota demokratike nuk pranon njerëz me bindje të tilla, së paku ju mos e bëni nga dëshira, sepse, mjaft jemi duke bërë ne për paqen”, tha deputetja e LVV-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












