Futboll
Vashat kuq e zi mposhten thellë nga Finlanda
Në Elbasan Arena vajzat kuqezi u mposhtën me rezultatin 0-3 nga Finlanda
Kombëtarja shqiptare e femrave i nisi me një humbje të thellë në shtëpi eliminatoret e kampionatit Evropian që do të zhvillohet në vitin 2021.
Në Elbasan Arena vajzat kuqezi u mposhtën me rezultatin 0-3 nga Finlanda që tregoi se ka një nivel shumë më të lartë se skuadra e drejtuar nga Vioresin Sinani. Rrebeshi i shiut që shtyu me 30 minuta fillimin e ndeshjes nuk ndali hovin e vajzave skandinave të cilat zhbllokuan shifrat me Salstron në minutën e nëntë, ndërsa në 26-ën dyfishuan rezultatin me Kolanen.
Salstron vulosi fitoren e Finlandës me golin e tretë të realizuar në minutën e 38-të. Në pjesën e dytë skuadra mike u kursye ndaj vajzave kuqezi që nuk kishin forcë për të shënuar qoftë edhe një gol.
Finlanda mori tre pikët e para në grupin E aty ku përveç skuadrës skandinave dhe Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Skocia, Portugalia e Qipro percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











