Shqipëria
Vasili i del në mbrojtje policit që zbuloi rastin e përdhunimit të një vajze
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një postim në facebook ka akuzuar kryeministrin Rame që, sipas tij, kërcënon denoncuesit e dhunës, duke shtuar se nuk guxoi të thoshte një fjalë për oficerët e policisë të përfshirë në trafikun e drogës.
“Kryeministri moçal, qe s’fliste per shefat e policisë te drogës ne arrati, sot kërcënon denoncuesit e dhunës. Një grup shefash policie qe drejtonin trafikun e drogës u arratisen kohe me pare. Ata ishin prova me e rende dhe tmerrshme e nje policie te inkriminuar pa shërim. Ky kryeministri moçal s’guxoi te fliste një fjale për këta po rrinte si zhabë dhe mezi priste lajmin e gëzuar qe shefat e policisë ikën dhe i shpëtuan arrestimit”, ka shkruar ai.
Vasili i ka dalë në mbrojtje oficerit të policisë që e denoncoi rastin e dhunën së vajzës nga djali i deputetit socialist.
“Heronjtë e këtij zhabës janë ata që përdhunojnë, që trafikojnë drogë, dhe janë pjesë e krimineleve,ndërsa armiqtë e tij janë ata qe e denoncojnë dhunën drogën krimin si Emiljano Nuhu, Dritan Zagani etj. Zhaba apo heroi i horrave nuk votoi arrestimin e ish ministrit të brendshëm të përfshire në trafik droge, mori përsipër mbrojtjen e Agron Xhafes trafikant droge edhe gënjeu për të”, ka shkruar ndër të tjera Vasili.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë Mbrëmje filmi në Bernë: Kujtesë dhe rrëfim me “La Beauté de l’Âne”... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026














