Lajme
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud
Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15 vjet përvojë në tatime, menaxhim strategjik dhe qeverisje publike
Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, në Kantonin e Vaudit.
Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15 vjet përvojë në tatime, menaxhim strategjik dhe qeverisje publike, teksa më parë ka shërbyer për më shumë se pesë vjet si Drejtoreshë e Auditimeve Tatimore për administratën tatimore të Gjenevës.
Pozicionin paraprak e mori pas më shumë se katër vjetësh në një rol menaxhues brenda Shërbimit të Shkëmbimit të Informacionit Tatimor në Departamentin Federal të Financave në Bernë. Ajo gjithashtu punoi si specialiste e taksave në një firmë të madhe ligjore, thuhet në njoftimin zyrtar nga État de Vaud, transmeton albinfo.ch.
Me një sfond të dyfishtë akademik, Metihe Mehmeti ka një diplomë Master në të Drejtë Ekonomike, një diplomë Bachelor në Drejtësi dhe një diplomë Bachelor në Administrim Biznesi (HEC), të gjitha nga Universiteti i Gjenevës. Këshilli i Shtetit(Qeveria e Kantonit) u impresionua nga formimi profesional i saj dhe njohuritë e gjera të institucioneve, taksimit dhe menaxhimit teksa bëhet e ditur se aplikimi i saj u përzgjodh pas një procesi rigoroz rekrutimi.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













