Kosova
Vazhdojnë gjobat ndaj partive politike për mosrespektim të rregullave në fushatë
Gjashtë ankesa janë parashtruar deri më tani në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ndaj subjekteve politike, për shfrytëzim të paautorizuar të institucioneve arsimore gjatë fushatës.
“Prej atyre 6 ankesave, vetëm 1 ankesë është pranuar si e bazuar dhe është gjobitur Subjekti Politik LDK, dy ankesa të tjera janë refuzuar si të pabazuara, një ankesë është hedhur si e palejuar, ndërsa dy ankesa janë në proces të vendimmarrjes nga Paneli”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së.
Me vendim të PZAP-së, LDK-ja është gjobitur me 6 mijë euro gjobë, për shkak se më 13 janar ka mbajtur tubim në hapësirat e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti pa leje të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. Gjoba është përgjysmuar nga Supremja.
Për shfrytëzim të objekteve të tjera publike, PZAP-ja i ka shqiptuar edhe një gjobë tjetër LDK-së. Por, pas ankesës në Supreme, kjo parti do t’i paguajë 4 mijë dhe jo 8 mijë euro për fushatën e organizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti gjatë orarit të rregullt të punës.
Për të dyja këto raste që janë adresuar në PZAP nga LVV-ja, ankesa ka dërguar edhe Instituti Demokratik i Kosovës.
Për shfrytëzim të objekteve publike pa leje, PZAP-ja ka gjobitur edhe AAK-në me 8 mijë euro gjobë, e cila është përgjysmuar pas ankesës në Supreme. Gjoba është vënë për shkak të një tubimi zgjedhor në një shtëpi shëndeti në Malishevë.
E, për katër raste të shfrytëzimit të institucioneve publike gjatë fushatës me mbi 20 mijë euro është gjobitur edhe PDK-ja.
Për shfrytëzim të objekteve publike për tubime zgjedhore, subjektet politike detyrohen të kërkojnë leje nga komisionet komunale të zgjedhjeve dhe nga drejtuesi i institucionit, të paktën 24 orë përpara mbajtjes së tubimit./Koha
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026










