Shqipëria
Raportimet për emigrantët shqiptarë: Vijnë me gomone, i presin makina luksoze
Nuk kanë të ndalur artikujt e mediave britanike kundër emigrantëve shqiptarë, të cilët sipas disa zyrtarëve të qeverisë së Sunak, janë kthyer në një problem në ishull, për shkak të lidhjes së tyre me krimin e organizuar.
Kësaj here, Daily Mail ka nxjerrë një detaj të ri nga rrugëtimi i rrezikshëm i shqiptarëve përmes kanalit të La Manshit, për të mbështetur më tej faktin se pjesa më e madhe e emigrantëve nga vendi i Ballkanit synojnë Britaninë, pikërisht për t’iu bashkuar kriminelëve që operojnë tashmë në tregun e paligjshëm britanik.
Sipas Daily Mail, emigrantët shqiptarë që vendosen në hotele pasi kalojnë kanalin, merren brenda disa orësh nga të afërm apo të njohur të tyre që udhëtojnë me makina të shtrenjta.
Gazeta ka monitoruar një hotel pranë aeroportit të Heathrow, ku strehohen emigrantët pas vendimit të qeverisë, i cili më herët kushtonte 150 paund nata dhe ka të gjitha facilitetet e mundshme.
Daily Mail sjell rastin e biznesmenit 42-vjeçar Sadik Mura, i cili shkoi në këtë hotel me një Range Rover 80 mijë paund për të marrë dy kushërinjtë e tij, 29 dhe 15 vjeçar.
Biznesmeni shqiptar tregon se përsa kohë që hoteli ia lejon të marrë kushërinjtë e tij dhe nuk ka asnjë pengesë apo siguri, atëherë ai nuk ka arsye përse të mos i marrë të afërmit.
Javën e kaluar Home Office deklaroi se shqiptarët që merren nga hotelet zakonisht ‘zhduken’, duke iu bashkuara grupeve kriminale të specializuara në kultivimin e bimëve narkotike.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











