Kosova
Vazhdon aksioni për gjetjen e personave që ranë aksidentalisht në Lepenc, arrestohet një person

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sapo është njoftuar për aksidentin e ndodhur mbrëmë në aksin rrugor Shkup – Bllacë, me ç’rast një familje nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, ai është nisur tek vendi ngjarjes.
“Pas koordinimit me autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë kanë arritur njësitet e para profesionale të Policisë së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë filluar planifikimin dhe kërkimin në rrjedhën e rrëmbyeshme të Lepencit’, shkruan Sveçla.
Aktualisht ndodhen 30 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarë profesionistë të kërkim-shpëtimit, të cilët në koordinim dhe bashkëveprim me ekipet profesionale të Maqedonisë së Veriut janë duke e bërë maksimumin e tyre në lokalizimin dhe nxjerrjen e personave nga lumi.
Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është arrestuar personi B.B. nga Shkupi, i cili u përfshi në aksidentin e djeshëm në lumin Lepenc
Ndërsa Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje nga kjo ngjarje.
E-Diaspora
-
Dardania për dy ditë me radhë festoi Festën e Flamurit Mërgata shqiptare feston denjësisht Festën e Flamurit me aktivitete të shumta ...
-
“Shkolla Shqipe” feston 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë, në Kantonin e Zugut
-
Vjenë: Ambasada e Kosovës ka hapur dyert për qytetarët e interesuar për njohjen e vlerave të vendit
-
Vepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737
-
Jehon kënga e vallja shqipe në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Lugano pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e qytetit Qyteti Lugano tani po pranon pagesa bitcoin për të gjitha faturat e lëshuara nga qyteti. Këtu...
-
143,000 franga kosto shtesë për ngrohjen
-
24 milionë fjetje në verë, rekord për Zvicrën
-
60 mijë aksidente në pistat e skijimt në Zvicër çdo vit
-
Ky është rezultati i nxënësve zviceranë në testin PISA