Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Komuniteti Shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari Bëhet e ditur se komuniteti Shqiptar në Itali ka marrur pjesë në “Festën e Popujve” në...
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
-
Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim
-
Itali: Shqiptari e godet 8 herë me thikë ish-pronaren e hotelit ku punonte
-
‘Noli Film Festival’: Kinematografia shqiptare zbret në Boston për 3 ditë
Jeta në Zvicër
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Albian Hajdari, i cili është ftuar nga Përfaqësuesja A e Zvicrës për...
-
Zviceranët duan të ndajnë tri punët shtëpiake në mënyrë më të drejtë
-
Në Zvicër konsumohen 50 kg mish për kokë banori në një vit
-
Praktika mbetet zgjedhja e parë për të rinjtë zviceranë
-
Rreziku nga vërshimet, merren këto masa në disa kantone