Kosova
Vazhdon diskriminimi i shqiptarëve në Preshevë, nuk ka vend për ta në institucione
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga institucionet e Serbisë.
“Ka më shumë se dy muaj që mjekët dhe personeli shëndetësor e teknik që ishin të angazhuar në punë gjatë kohës së pandemisë Covid 19 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë janë lënë në mëshirë të fatit.
Shtëpia e Shëndetit në Preshevë po vazhdon të mbetet e vetmja, e cila nuk po e realizon Konkluzionin e Qeverisë, i cili urdhëron që të gjithë personat e angazhuar në kohë të pandemisë të fitojnë vend të përhershëm të punës në institucionet shëndetësore ku kanë punuar”, shkruan Kamberi.
Ai tutje bën të ditur që ka kërkuar përgjigje nga niveli qendror, por që përgjigjja mungon.
“Pas njoftimit që ua kam bërë përfaqësuesëve ndërkombëtarë dhe letrës që më 27 nëntor i kam dërguar Kryeministres Brnabic, nga e cila kam kërkuar që të urdhërojë që konkluzioni i Qeverisë që ajo drejton të respektohet edhe në Preshevë, as dy muaj më vonë nuk kam marrë përgjigje. Nisur nga kjo, të martën, më 16 janar, i jam drejtuar Presidentit të shtetit, duke i kërkuar që të shrytëzojë kompetencat dhe autoritetin e tij dhe të parandalojë këtë diskriminim të paprecendentë që po u bëhet të rinjve shqiptarë në komunën e Preshevës”, shton tutje.
Mes tjerash Kamberi bën përgjegjës institucionet qendrore për mospunësimin e shqiptarëve.
“Vazhdimi i heshtjes eventuale nënkupton bashkëpjesëmarrje në këtë diskriminim. Në Preshevë, për një kohë të shkurtër, jemi ballafaquar me dy raste konkrete të diskriminimit të skajshëm. Shtëpia e Shëndetit në Preshevë dhe Stacioni policor në Preshevë po shndërrohen në institucione të mbyllura për shqiptarët e Preshevës. Në shkresën dërguar presidentit të shtetit e kam njoftuar edhe për rastin e studentit të diplomuar të Akademisë Policore, Ahmet Beqiri, e për të cilin, edhe pse me shkollim të lartë, nuk ka vend pune në stacionin policor në Preshevë. Është koha që të parandalohet ky trajtim i pabarabartë që po u bëhet shqiptarëve të Luginës. Heshtja e institucioneve nënkupton bashkëpjesëmarrje. E kur heshtin krerët e shtetit, nënkuptohet që ata vetë janë edhe ideatorët e këtij plani”, shkruan Shaip Kamberi.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”














