Lajme
Vazhdon edhe sot festivali “Ylberi i Prishtinës”
Festivali Ndërkombëtar i Valleve për Fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2019 është festival tradicional dhe organizohet tani e 17 vite me radhë.
Festivali ka nisur dje dhe po vazhdon edhe sot në Prishtinë. Fillimi i festivalit u shënua dje me defilimin e të gjitha ansambleve pjesëmarrëse në sheshet “Skenderbeu”, “Nëna Terezë” e “Zahir Pajaziti”.
Përformancat e natës së dytë fillojnë në orën 18:00, te amfiteatri i sheshit “Zahir Pajaziti”.
Pjesë e këtij festivali janë rreth 500 fëmijë valltarë nga shtetet e ndryshme të rajonit si: Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Bosnia e Hercegovina dhe valltarë nga qytetet të ndryshme të Kosovës.
Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, kurse realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026













