Futboll
Vazhdon hetimi ndaj Xhakës, dyshohet se është implikuar edhe mafia shqiptare
Mediat angleze raportojnë se ndaj Granit Xhakës ka nisur një hetim nga Agjencia Kombëtare e Krimit
Kartoni i verdhë i marrë nga Granit Xhaka në fitoren e Arsenal ndaj Leeds United me rezultatin 4:1 edicionin e kaluar, në dhjetor, është cilësuar si shumë i dyshimtë.
Mediat angleze raportojnë se ndaj Xhakës ka nisur një hetim nga Agjencia Kombëtare e Krimit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me mafien shqiptare dhe nga ish-futbollisti suedezo-shqiptar, Alban Jusufi, të dënuar për trukim ndeshjes kanë ndikuar në rezultat, përcjell albinfo.ch.
Hetimi nisi së pari nga Federatat Angleze e Futbollit, e cila u ndikua nga modele të dyshimta bastesh për këtë ndeshje, për të cilën ishin vendosur shifra që shkonin në 52 mijë funte për Xhakën, me shqiptarin që u ndëshkua në 10 minutat e fundit të lojës.
Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Andre Marriner në minutën e 86-të pasi vonoi me rreth 20 sekonda të ekzekutonte një goditje dënimi, pavarësisht se Arsenali po fitonte 4:1 dhe kishte kontroll të plotë të lojës.
Më tej raportohet se hetuesit kanë zbuluar prova të shumave të konsiderueshme të basteve që nuk janë vendosur në Angli, me një pjesë të madhe të aktivitetit që mendohet se ka ndodhur në Shqipëri.
Gjithashtu po shqyrtohet si mundësi edhe fakti që Alban Jusufi, një sulmues suedezo-shqiptar i dënuar me pesë vjet pezullim për trukim ndeshjesh nga gjykatat suedeze në vitin 2017, bëri shuma të mëdha duke vënë bast që Xhaka të ndëshkohej.
41-vjeçari u shpall fajtor për korruptimin e portierit të AIK-ut, Kyriakos Stamatopoulos, me 150,000 paund për të mos luajtur mirë përpara një derbi kundër IFK Gothenburg në 2017-ën. Federata e Suedisë e shtyu ndeshjen pasi u raportua trukimi i saj.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Mostransparencë e plotë në marrëveshjet mes siguruesve dhe spitaleve private Çështja shkaktoi një reagim këtë fundjavë, disa mbajtës të policave që përfitojnë sigurim plotësues nga Groupe...
-
Procedura e shpejtë e azilit zbatohet në katër nga gjashtë qendrat federale
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h