Kosova
Vazhdon imunizimi i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës në Kukës
Në Kukës të Shqipërisë ka vazhduar edhe sot vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve shëndetësorë të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Shqipëria vendosi të ofrojë vaksinim për punëtorët shëndetësorë, pasi Kosova ende nuk ka siguruar doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në këtë fazë, Shqipëria do të imunizojë rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZeneca-s. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar se kjo ndihmë do të vazhdojë, sapo ky vend të ketë furnizime të reja me vaksina.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













