Kosova
Vazhdon procesi i rinumërimit të mbi 300 vendvotimeve
Sipas llogaritjeve të KQZ-së, duhen 4 ose 5 ditë të rinumërohen të gjitha votat
Nga 314 vendvotime, ku po rinumërohen votat, deri tash KQZ-ja ka rinumëruar 60. Edhe sot po vazhdon procesi i rinumërimit të mbi 300 vendvotimeve.
Valmir Elezi drejtpërdrejt nga QNR-ja ka folur për KTV-në dhe ka thënë se puna ka vazhduar deri mbrëmë për të filluar prapë sot. 60 vendvotime janë numëruar, e 22 tash janë në proces të rinumërimit.
“Jemi duke punuar me dy ndërrime. Janë 22 tavolina numëruese”, tha ai.
Sipas llogaritjeve të KQZ-së, sipas Elezit, duhen 4 ose 5 ditë të rinumërohen të gjitha votat.
“Vetëm vota e subjekteve politike bëhet brenda 2 orëve. Duhet numëruar edhe votat e kandidatëve të subjekteve politike, kjo merr më shumë kohë. Edhe në ditën e zgjedhjeve, është përafërsisht kohë e njëjtë për t’u numëruar një kuti. Brenda orarit 8 orësh bëhet rinumërimi i 2 kutive, sepse të dhënat që dalin duhet evidentuar. Në përgjithësi për t’u numëruar këto 314 vendvotime, besojmë se në fillim të javës që po vjen përfundojmë”, tha Elezi.
Elezi tha se nga këto 314 vendvotime 10 prej tyre rinumërohen për shkak të mospërputhjeve që ka gjetur QNR-ja, ku në disa mungojnë edhe nënshkrime e fleta.
304 kuti të tjera rinumërohen për shkak të gabimit teknik, ku në hapësira që është dashur të shkruhen subjektet politike kanë munguar informacionet dhe kjo ka ngjallur huti dhe s’është shkruar mbase fare emri i subjektit.
“Për shkak të mospërputhjes së votave, është dashur të shkohet në rinumërim. Për t’u bërë kjo përputhje, ndodh rinumërimi, në disa raste komisionerët kanë vërejtur se mungon kutia e vogël, ku është shkruar emri i subjektit dhe ata kanë improvizuar dhe për këtë arsye shkojmë në rinumërim”, tha ai.
Elezi tha se nuk dihet nëse do të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve, apo nëse Nisma do ta kalojë pragun. Por për çdo rinumërim, ai tha se të dhënat me formularë publikohen në faqen e KQZ-së.
“Nga rinumërimi, po publikojmë formularin e ri dhe e publikojmë në faqen e KQZ-së për të parë rezultatin e ri”, tha ai.
Ka shtuar se numërimi i votave me postë, me kusht dhe personave me nevoja të veçanta nuk ka nisur ende.
Ai ka thënë se pas përfundimit të rinumërimit të votave, nis numërimi i këtyre votave.
Elezi tha gjithashtu se ka pasur më shumë votues me kusht, por s’ka përmendur shifra.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Debat publik në Cyrih mbi barazinë, qasshmërinë dhe përfshirjen sociale... -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët Teleferikët dhe linjat hekurudhore malore në Zvicër raportojnë një sezon dimëror relativisht të mirë, megjithëse ka... -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Në cilat qytete është më lehtë të hapësh biznes













