Lajme
Vazhdon procesi i votimit: shumë shqiptarë mbeten jashtë listave zgjedhore
Shumë votues të cilët kanë votuar në zgjedhjet e kaluara, ankohen se sot nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Në Çair deri më tani janë paraqitur 400 qytetarë të cilët nuk gjenden në listën zgjedhor
Shumë shqiptarë nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e votës në Maqedoni, pasi që nuk janë përshirë në listat e votimit. Kështu kanë raportuar mediet lokale në Shkup, të cilat thonë se jashtë listave ka mbetur edhe Agon Selmani, djali i Naser Selmanit, njëherit kritikues i ashpër i pushtetit.
“E kthyen nga vendvotimi me arsyetim se nuk është në listë. Unë para dy javëve personalisht i kam verifikuar të gjithë anëtarët e familjes nëse gjenden ose jo në listë dhe Agoni ka qenë aty. Sot del se është në mesin e votuesve të kontestuar dhe se nuk është paraqitur me kohë”, deklaroi Selmani për Lajm.
Ai është i bindur se kjo nuk është e rastësishme, por se fshirja është bë me tendencë dhe në mënyrë selektive.
Ndryshe në KSHZ në Çair deri më tani janë paraqitur më shumë se 400 qytetar të cilët nuk gjenden në listën zgjedhore. Në këtë njësi mund që të paraqiten qytetarët nga komunat Çair, Butel dhe Shuto Orizari. Qytetarët që janë shtirur nga një vendvotim në vendvotimin tjetër nuk kanë mundur që t`i gjejnë emrat e tyre në asnjërën prej listave.
Ndërkaq në Komunën e Vrapçishtit zhvillohet pa pengesa dhe nuk ka shkelje të procesit zgjedhor në 39-të vendvotime.
Ndryshe, në Dibër, Strugë, Gostivar, Ohër, procesi i votimit po ecën mirë, por ka një intensitet më i vogël i votuesve krahasuar me Shkupin e Kumanovën. Ndërsa në Kërçovë është raportuar për disa parregullsi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











