Kosova
Vazhdon sot gjykimi për rastin “Banjska”
Gjykata në Prishtinë vazhdon shqyrtimin e rastit “Banjska”
Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e sulmit terrorist në Banjskë, përcjell albinfo.ch.
Seanca do të nisë në orën 09:30, ndërsa para trupit gjykues pritet të dëgjohet dëshmitari Millosh Radosavljeviq, i propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Dushan Maksimoviq.
Për kryerje të veprës penale të terrorizmit, në lidhje me sulmin gjatë të cilit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, aktualisht po gjykohen tre të akuzuar: Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit, përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Kosovës dhe t’ia bashkojnë Serbisë.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin që gjykimi ndaj 42 të akuzuarve të tjerë, 41 persona fizikë dhe një person juridik, të zhvillohet në mungesë.
Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar aktualisht, Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë edhe ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, si dhe 41 personave të tjerë, të cilët ndodhen në kërkim.
Të gjithë të akuzuarit ngarkohen se, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës, të banuar kryesisht me serbë, dhe ta bashkojnë atë me Serbinë. Si pasojë e këtij sulmi, ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe e popullatës civile.
Milan Radoiçiq ka marrë publikisht përgjegjësinë për organizimin e sulmit, në të cilin, përveç policit Bunjaku, janë vrarë edhe tre sulmues serbë, ndërsa pjesa tjetër është larguar drejt Serbisë, pasi ishte strehuar për disa orë në Manastirin e Banjskës.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Për shkak të mungesës së borës në Ticino qendrat e skive po shqyrtojnë punë me orar të shkurtuar Pak ditë më parë pjesa më e madhe e Zvicrës dukej si një parajsë dimërore madje... -
Gzim Rama nga Partia Socialiste kandidohet sërish për Drejtor në Moudon -
Aeroporti i Gjenevës shënoi rritje të pasagjerëve pavarësisht se pati më pak fluturime -
Edhe Gjeneva ndalon mjetet piroteknikë brenda -
Mbështetësit e taksimit individual reklamojnë një sistem më të thjeshtë dhe më të drejtë












