Shkurt.ch
Vazhdon të zgjatet deri në ditën e vdekjes!
Tanya Angus, ka vuajtur nga një sëmundje e rrallë, e shkaktuar nga një tumor beninj në hipofizë: Akromegalie (gjigantizmi).
Tanya Angus, një gra amerikane ka vuajtur nga një sëmundje e rrallë, e shkaktuar nga një tumor beninj në hipofizë: Akromegalie (gjigantizmi).
Personave të prekur nga kjo sëmundje u rriten organet e trupit në mënyrë joproporcionale dhe vazhdimisht. Ndonëse kishte mbushur 34 vjeç, ajo vazhdonte të rritej… Dhe kjo rritje ka përfunduar vetëm kur ajo , të hënën që shkoi, ka ndërruar jetë.
Si tinejxhere, Tanya, me gjatësinë 177 cm kishte një figurë çfarë e dëshirojnë vajzat në pistat e modës. Por, pasi i paraqitet sëmundja e rëndë ajo rritej në mënyrë të pakontrolluar derisa, ditën kur vdiq, ajo kishte një gjatësi prej 2.19 metra dhe peshonte 181 kilogramë.
Pasojat e sëmundjes së rrallë ishin të mëdha. Tanya nuk mundte të vishte as bluzat më të mëdha, për shkak se nuk mund ta fuste kokën e rritur së tepërmi në to. Po ashtu për të duhej të punoheshin këpucë speciale.
Ajo kishte probleme edhe me reagimet e këqija të rrethit të njerëzve ku jetonte. “Njerëzit ishin të tmerrshëm ndaj saj, deri sa ajo pati filluar të fliste në medie për sëmundjen e saj”, thotë Karen, nëna e Tanyas, pas vdekjes së të bijës.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër













