Lajme
Vdekja e dy grave në autostradën zvicerane ngjall debat në rrjete sociale
Shkaqet e aksidenteve sipas përdoruesve të Facebook-ut janë shpejtësia, rrezikshmëria dhe mos- mbikëqyrja e autostradës nga autoritetet e sigurisë
Në pesë ka shkuar numri i vdekjeve në autostradën A1 në Zvicër.
Ky numër u rrit ditën e djeshme kur dy gra humbën jetën si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.
Ky numër ka ngritur shqetësime tek populli duke bërë kështu që të hapen diskutime në rrjete sociale.
Gazeta e përditshme zvicerane “20 minuten” me anë të një shkrimi ka treguar se përdoruesit e Facebook kanë ngritur shqetësimet e tyre për shkaqet e aksidenteve që kanë ndodhur në autostradën A1.
Njëri nga përdoruesit ka shkruar: “A është autostrada e rrezikshme apo ka edhe shkaqe të tjera? Ka shumë aksidente që ndodhin atje? Është koha të ndërmerret diçka në lidhje me këtë”.
Një tjetër ka shkruar: ”Nuk bëhet fjalë për shpejtësinë por për mbikëqyrjen”.
“20 minuten” ka shkruar se kjo autostradë ‘mori jetën’ e pesë personave. Në një ditë të muajit shkurt në këtë autostradë ishin shënuar 3 aksidente të njëpasnjëshme, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike












