Integrimi
Vdekja e Mirelit të vogël mbetet mister
Përmes obduksionit është konstatuar se rreth gjysma e lëndimeve vinin nga koha kur shqiptari i dyshuar nuk ishte fare duke bashkëjetuar me nënën e Mirelit
Në vitin e largët 1999 foshnja 13 muajshe me emrin Mirel ishte torturuar deri në vdekje. Një person, tashmë 46 vjeçar, me shtetësi kosovare, vitin e kaluar është liruar si i pafajshëm në një gjykatë austriake nga akuza për vrasje të foshnjës në fjalë. Ndërkohë prokuroria kishte paralajmëruar ankesë kundër një vendimi të tillë. Por kur vendimi tashmë kishte ardhur në formë të shkruar, prokuroria kishte ndryshuar mendim. Sipas hulumtimeve të agjencisë austriake të lajmeve APA që në majin e vitit 2013 në aktin gjyqësor kishte rënë në sy se prokuroria nuk e kishte ushtruar ankesën e saj. Kjo bën që shkaku i drejtpërdrejtë në rastin e vdekjes së fishnjës të mbetet i pasqaruar.
E vërteta është se Mireli kishte vdekur në spital pas vuajtjeve të mëdha të shkaktuara nga tyherja e 30 eshtrave dhe një tronditjeje të trurit. Nëna e tij kishte pohuar se personi të cilin ajo ishte miqësuar për një kohë të shkurtë e i cili tashmë ndodhej në ish Jugosllavi, do ta kishte torturuar foshnjën gjatë kohës sa ajo ishte në punë. Gjykata i kishte besuar rrëfimit të saj, e kishte dënuar atë me 5 vjet burg për “neglizhencë dhe indiferencë” gjegjësisht ndihmëse në vrasje. Ndërsa i akuzuari për vrasje të drejtpërdrejtë kishte mundur të arrestohej vetëm pas 13 vitesh, kur lëndën e kishte marrë në dorë një person tjetër, prokurorja aktuale. Kjo kishte konstatuar se ndaj të dyshuarit ishte ngritur vetëm një fletarrest në nivel të Austrisë dhe jo ndërkombëtar, edhepse merrej me mend se i dyshuari, një refugjat shqiptar nga Kosova, ishte kthyer në Kosovë.
Pas ngritjes së fletarrestim ndërkombëtar Ramiz K. Ishte arrestuar në fshatin e tij të lindjes dhe ishte ekstraduar në Austri. Në mars të vitit 2013 Gjykata e Vjenës e kishte liruar atë në mungesë të fakteve që do të dëshmon fajësinë e tij.
Kjo mungesë faktesh, siç konstatohet tash nga ekspertiza mjekësore, vjen edhe për arsye të disa gabimeve të bëra gjatë procedurës. Kështu ekspertiza në fjalë përmes obduksionit ka konstatuar se rreth gjysma e lëndimeve të Mirelit të vogël vinin nga koha kur shqiptari atëbotë i dyshuar nuk ishte fare duke bashkëjetuar me nënën e Mirelit. Veç kësaj, kundër gruas në fjalë e cila ksihte edhe katër fëmijë nga një martesë tjetër, ishin ngritur akuza për lënie padore dhe lëndime trupore të shkaktuara fëmijëve të vet.
Gabimi tjetër i bërë gjatë procedurës është se një palë brekë meshkujsh me shenja gjaku dhe rroba e pizhame po ashtu të përgjakura fëmijësh nuk ishin nësnhgtruar analizës së ADN-së dhe as nuk ishin ruajtur për t`iu bërë kjo analizë më vonë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












