Bota
Vdes e mbijetuara e Holokaustit, Eva Kor
Eva Kor, rumune që i ka mbijetuar Holokaustit dhe ka mbështetur faljen edhe për ata që kanë kryer krimet e Luftës së Dytë Botërore, vdiq në moshën 85-vjeçare, njoftoi djali i saj.
Ai tha se Kor vdiq gjatë një vizite në Krakov të Polonisë.
Kor ka qenë hebreje e Rumanisë, e cila, në vitin 1941 është dërguar në kampin e përqendrimit Auschwitz, në Poloni, i cili drejtohej nga nazistët gjermanë.
Shumica e familjes së saj është vrarë nga nazistët.
Ajo dhe motra e saj binjake kanë mbijetuar, edhe pse u janë nënshtruar eksperimenteve çnjerëzore mjekësore.
Pasi ushtria sovjetike ka çlriruar kampin më 1945, dy motrat janë zhvendosur në Rumani, për të jetuar me një të afërme të tyre.
Ato kanë shkuar në Izrael kur kanë qenë 16 vjeçe dhe të dyja kanë shërbyer në ushtri.
Kor, e cila është martuar me një mbijetues të Holokaustit, më vonë është zhvendosur në Indiana të Shteteve të Bashkuara, ku ka jetuar më shumë se 30 vjet.
Më 1985 ajo ka themeluar organizatën CANDLES “për të parandaluar paragjykimet dhe urrejtjen, përmes mësimeve për Holokaustin”.
Ajo shpesh ka dhënë leksione, ka shkruar një autobiografi dhe është shfaqur në dokumentarë, zakonisht duke ndarë mesazhe për falje.
Motra e saj, Miriam Zeiger, ka vdekur në vitin 1993 nga kanceri.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa









