Bota
Vdes edhe një fëmijë nën kujdestari amerikane
Autoritetet përgjegjëse për imigrim në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për vdekjen e një tetëvjeçari nga Guatemala teksa ka qenë nën kujdestari qeveritare.
Kongresmeni nga Teksasi, Joaquin Castro e ka emëruar djaloshin si Felipe Alonzo-Gomez.
Ky është fëmija i dytë që ka vdekur këtë muaj teksa ka qenë duke u mbajtur nga autoritetet amerikane për shkak të kalimit të kufirit SHBA-Meksikë.
Rasti i fundit ka qenë ai i shtatëvjeçares, Jakelin Caal, po ashtu nga Guatemala, e cila ka vdekur vetëm disa orë pasi është ndaluar, shkruan REL, përcjell albinfo.ch
Castro ka bërë thirrje për hetim kongresional për trupin e djaloshit të vdekur.
“Ne duhet të sigurohemi se trajtojmë migrantët dhe azilkërkuesit me dinjitet njerëzor dhe ofrojmë kujdes shëndetësor për secilin që është nën mbajtje qeveritare të SHBA-së”, ka thënë ai.
Mijëra migrantë kanë udhëtuar për javë të tëra nga Amerika Qendrore drejt kufirit të SHBA-së.
Migrantët kanë thënë se i kanë ikur persekutimit, varfërisë dhe dhunës në shtëpitë e tyre në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador.
Presidenti amerikan, Donald Trump është zotuar për ta mbajtur secilin migrant jashtë kufirit të SHBA-së derisa gjykatat të vendosin për rastet e tyre, që nënkupton se disa do të përballen me pritje të gjata.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Rritet kriminaliteti në Graubünden Kriminaliteti në kantonin Graubünden ka shënuar rritje gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të policisë kantonale, janë... -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët










