Kosova
Vdes edhe një kosovar nga COVID-19
Vetëm sot kanë vdekur tre qytetarë të Gjilanit të prekur me COVID-19. I fundit është një 46-vjeçar, i cili ishte i shtrirë në spitalin e qytetit.
Gjilani ka përjetuar sot një nga ditët më të rënda që kur ka filluar sëmundja Covid, meqë sapo është njoftuar për viktimën e tretë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediafokus dr. Ukshin Ismajli, drejtor klinik në Spitalin e Gjilanit, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një pacient me inicialet A.Z. (1974).
Pacienti ishte shtrirë mbrëmë në spital, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me Covid dhe sot ka ndërruar jetë. Sot në komunën e Gjilanit kanë vdekur edhe dy persona të tjerë të infektuar nga Covid-19. Njëri nga ta prokuror në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Deri tash kanë vdekur më shumë se 130 persona nga COVID-19, janë prekur më shumë se 5 mijë e 500, derisa janë shëruar 2640.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë Policia kantonale e St. Gallenit ka arrestuar një burrë 51-vjeçar. Sipas policisë, burri i arrestuar është... -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë? -
Sa i (pa)pastër është ajri në Zvicër -
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran











